Wednesday, July 14, 2010

Fotografi te zgjedhura, qe do te kujtojne Boterorin 2010

Katër javë futboll. Katër javë beteja të ndryshme në fushën e blertë për të arritur te trofeu më i çmueshëm në sportin ndërkombëtar. Katër javë të Kampionatit Botërorë në Afrikën e Jugut, shumë momente të cilat do të mbesin në kujtesë të tifozëve të futbollit.

Gëzime, festa të fitoreve, dëshpërime të tifozëve, humbës të dëshpëruar, super gola, gafe të pa parashikueshme, futbollistë me stile të ndryshme , ndërhyrje të ashpra, starte brutale, reagime të trajnerëve, si dhe shumë e shumë motive tjera për fotografistët e shumtë që kanë përcjellur ketë eveniment botërorë – KBF Afrika e Jugut 2010.

Në vazhdim , portali i juaj informativ –sportiv , albaspox.com, u sjell disa nga këto fotografi të përzgjedhura.

Foto 1: Pop diva e muzikës botërore, Shakira me hitin e saj “Waka-Waka” , në hapje dhe në përmbyllje të Botërorit “Afrika e Jugut” 2010.

Foto 2 : Vuvuzelat e famshme afrikane e përcollën ketë Kampionat . Ishte bërë një debat i madh për to. Padyshim se ato do të mbesin simbol i Botërorit Afrika e Jugut 2010.

Foto 3: Brenda apo jo ? Referët nuk e pranuan golin e Lampardit në ndeshjen Gjermania – Anglia 4:1

Foto 4 : Këtu, turpi i refereve duket shumë kjartë, falë fotoografisë së nxjerrë nga ARD gjermane.

Foto 5: David Beckham e kishte parë saktësisht se sa kishte kaluar topi vijën e portës. Kishte të drejtë, por kot.

Foto 6 : Wayne Rooney është pritur të shkelqej në ketë Kampionat. Ai dështoj.

Foto 7 : Bojkoti i futbollistëve francez. Skandal.

Foto 8 : Selektori i Argjentinës, i famshmi, Diego Armando Maradona, në një shou të pazakonshëm skaj vijës anësore.

Foto 9 : Mertensacker i madh përqafon dy bashkëlojtaret e tij “të vegjel” Philipp Lahm e Piotr Trochowski.

Foto 10 : Arkitekti i lojës ofanzive të Gjermanisë, selektori Johachim Lov në një stil karakteristik të gëzimit.

Foto 11 : Top modelja Larissa Riquelme nga Paraguai ishte edhe TOP tifozja e faqeve të para të gazetave botërore. Ajo kishte premtuar se nëse Paraguai fiton titullin e Botës do të pozoj nudo.

Foto 12 : Jeromi kundër Kevin – Dy vëllezërit Boating në kombëtare të ndryshme. Luajtën kundër njëri-tjetrit në ndeshjen Gjermania-Gana.

Foto 13 : Kjo dhemb vetëm kur ta shohësh foton. Aceres (Uruguai) kundër Zeeuw (Holandë). Brutale.

Foto 14 : Pak para përfundimit të vazhdimeve Uruguai-Gana, Suarez mbron me dorë gol të sigurt. Gana huq penalltinë, Uruguai shkon tutje.

Foto 15 : Festa pa kufi ! Ooijer i shplon prapanicën bashkëlojtarit të vet Robben, pas kualifikimit të Holandes për finale.

Foto 16 : Brutale se jo mahi ! De Jong (Holandë) në stil “Kung-Fu” e nakauton Xavi Alonson e Spanjës në ndeshjen finale .

Foto 17 : Capdevila i Spanjës do ta përqafonte gjithë globin pas triumfit të Spanjës në finale kundër Holandës 1:0.

Foto 18 : Jimmy Jump deshti të jet fitues …para Spanjës, i Kupës së Botës !!

Foto 19 : Kështu puthi, live, kampioni Casillas gazetaren televizive të Spanjës gjatë intervistës. Sara është e dashura e portierit spanjoll.

Foto 20: Hit i prapaskenës së Botërorit 2010 ishte Oktapodi Paul. Ai kishte parashikuar fituesit në gjitha ndeshjeve të Gjermanisë si dhe finalen mes Holandës dhe Spanjës. Të gjitha 100% saktë.

Foto 21 : Spanja KAMPION BOTE 2010 !

Përzgjodhi dhe komentet: E. EJUPI