Këngëtarja dhe aktorja e talentuar flet për dashurinë, meshkujt, udhëtimet dhe karrierën e saj artistike.
Nga Express më 24 mars 2011 në ora 11:27
Rozana Radi është një femër që i ka provuar të gjitha gjinitë artistike: Aktore, këngëtare, prezantuese dhe autore e shquar tekstesh. Në të gjitha këto gjini të rëndësishme arti ajo ka shprehur talentin e saj të rrallë. Nisur nga ky talent, ajo aktualisht është një ndër femrat më të njohura në Shqipëri dhe në diasporë. Aktualisht ndodhet në Kosovë në një spektakël të rëndësishëm që po zhvillohet atje, por sytë dhe zemrën i ka te Shqipëria. Në këtë intervistë ajo tregon gjithçka mbi privatësinë e saj, nga puthja e parë deri tek e fundit.
Zj. Rozana, Për shqiptarët tashmë jeni një këngëtare dhe një femër shumë e adhuruar. Të pëlqen kjo gjë?
Më pëlqen shumë. Për këtë kam luftuar dhe kam sakrifikuar shumë nga puna ime e kushtueshme.
Pika juaj e dobët janë veshjet intime, apo jo?
(Qesh). Përditë nuk rri në dyqan pa i parë dhe pa i blerë.
Cila pjesë e trupit tënd të pëlqen?
Më pëlqejnë shumë vithet dhe buzët.
Për cilën pjesë të trupit të bëjnë më shumë komplimente meshkujt?
Për vithet dhe buzët.
Mund të më thoni thënien më interesante që ke marrë nga një mashkull?
Është kjo thënia e një djali: “Nëse t’i më bën të ndihem mashkull, atëherë unë të vlerësoj ty për të gjithë meshkujt që ke kaluar”.
Jeni puthur ndonjëherë?
Natyrisht që jam puthur. Në këtë moshë që jam, është turp të mos jem puthur.
Kur e keni marrë puthjen e parë dhe si jeni ndjerë?
E kam marrë në vit të parë të shkollës së mesme. Kjo puthje nuk më bëri fare përshtypje.
Mashkullin e jetës do ta zgjidhje nga egërsia në seks apo nga diçka tjetër?
(Qesh). …Janë shumë gjëra në përzgjedhje.
Ka rënë ndonjë politikan, apo afarist i madh në kurthin tuaj erotik?
Unë kam shumë miq politikanë. Duhet të pyesësh ata për këtë, sepse unë nuk kam parë ndonjë reagim të tyre. Vetëm pimë kafe. Kaq! Ndofta druhen nga unë.
Të pëlqen t’u ngresh kurthe erotike njerëzve të tillë, kur dihet që ata janë tipa të dobët dhe bien shpejt në kurthin e vajzave të bukura dhe joshëse, siç jeni dhe ju?
Politikanët për mua janë artistë të patalentuar. Unë nuk dua të kem në krahë një mashkull politikan.
Për çfarë ëndërron më shumë Rozana Radi?
Për një mashkull të mirë në krah.
Çfarë cilësish duhet të ketë ai?
E para dhe më kryesorja të më bëjë të ndihem femër.
Të pëlqen më shumë martesa apo bashkëjetesa?
Martesa.
Sa fëmijë ëndërron të kesh?
Ëndërroj të kem dy fëmijë.
Kë mendoni të zgjidhni për shokë jete: Shqiptarin apo të huajin?
Shiko….! Meshkujt shqiptarë mendojnë që vetëm ata duhet të vendosin për çdo gjë në çift. Këtë unë nuk e pranoj. Jam e sigurt që nuk ka vend për një mashkull të tillë në jetën time.
Ekziston ndonjë mashkull që ta prish gjumin e natës?
Po. Ekziston, por ai nuk është këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu. (Marrë me shkurtime nga vipat.info)
Pasaporta e Rozanës
Datëlindja: 6 korrik 1979
Origjina: Nga mami greke, nga babai kosovare
Vendlindja: Tiranë
Ngjyra e syve: Kafe e errët
Gjatësia: 1.69
Shkollim: Aktore
Hobby: Muzika
Shenja zodiake: Hipizmi
Ngjyra në veshje: Klasike
Pija e preferuar: Martini
Masa xhelozisë: Shumë xheloze
Gjëja që urren: Gënjeshtra
E veçanta: Shumë e ndjeshme
Muzika që pëlqen: Xhaz
Qyteti i preferuar: Londra
Vesi: Pi cigare
Gjëja që pëlqen: Makinat
Shkrimtari idhull: Leo Buskalia
Thënie pikante nga Rozana Radi:
“Ëndërroj në mashkull të mirë në krah”.
“Mashkulli që do dua të më bëjë të ndihem femër”
“Do ta bëj burrin tim të sillet mirë me mua”
“Jam e sigurt që nuk do të ketë mashkull shqiptar në jetën time”
“Një mashkull që nuk është i denjë të më thotë, të dua, nuk është për mua”
“Ekziston një mashkull që ma prish gjumin e natës, por nuk është Sabri Fejzullahu”
“Unë kam shumë miq politikanë, por nuk kam ndjerë ndonjë reagim të tyre”
“Politikanët për mua janë artistë të patelantuar, ndaj nuk dua të kem në krah një mashkull politikan”.